Policia në Indi ka hapur zjarr dje ndaj njerëzve që protestonin në qytetin lindor të Ranchi pasi qindra muslimanë dolën sërish në rrugë për të dënuar komentet anti-muslimane të dy zyrtarëve të partisë në pushtet.
Policia ka vrarë me armë dy protestues dhe ka arrestuar më shumë se 120 të tjerë në ditën e dytë të protestave kundër komenteve ofenduesve të zyrtarëve hindu ndaj profetit musliman Mumamed.
Zemërimi i gjerë ka përfshirë pakicën muslimane në Indi kur një zëdhënëse e kryeministrit Narendra Modi bëri komentet ofenduese fetare gjatë një debati të ndezur televiziv.
Një zëdhënës i policisë në Ranchi tha: “Policia u detyrua të hapte zjarr për të shpërndarë protestuesit, çka rezultoi në vdekjen e dy prej tyre”.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë të paktën një grumbullim në shtetin verior indian të Uttar Pradesh.
Në të tjera demonstrata në Indi turma të mëdha dogjen efigji të zëdhënëses së kryeministrit Nupur Sharma — e cila është përjashtuar tashmë nga postet.
Sharma, është pezulluar dhe një tjetër është përjashtuar nga partia, sipas raportimeve.
Por kjo nuk ka shuar zemërimin e minorancës muslimane të vendit me shumicë hindu, të cilët e konsiderojnë lëvizjen përçarëse si presion të nacionalistëve Hindu të BJP, për cështje si liria e besimit apo mbajtja e shamive të kokës së grave muslimane.
Top Channel