28/12 17:06
E pabesueshme çfarë humb Gjermania.
Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1. Zsolt Nagy kaloi vendasit në avantazh në minutën e gjashtë, por Gjermania riktheu baraspeshën tre minuta me anë të Jonas Hofmann, mesfushorit të M’Gladbach.
“Pancerat” kishin një mundësi të artë për të kaluar në avantazh në minutën e 72-të. Hoffman dhe Timo Werner marshuan të vetëm drejt portës hungareze.
Autori i golit u tregua altruist, por gaboi me pasimin e tij drejt sulmuesit të Chelsea, me një nga mbrojtësit vendas që kreu një ndërhyrje të saktë duke larguar topin në këndore./ Super Sport
Top Channel