Dueli i luajtur në stadiumin “Riazor” ishte tepër i luftuar. Tifozët e Deportivos krijuan një atmosferë të shkëlqyer para dhe gjatë ndeshjes.
Stadiumi shpërtheu në minutën e 25-të kur Mario Soriano kaloi vendasit në avantazh. Gjithsesi, Deportivo nuk e ruajti dot avantazhin e artë.
Albacete barazoi takimin tetë minuta nga fundi me anë të Alberto Jimenez. Ndeshja shkoi në shtesa, aty ku ekipi mik realizoi edhe golin e fitores me Jordi Sanchez Ribas (112’) dhe festoi ngjitjen një divizion më lart./ Super Sport