Berisha: Rama dëshmon se është një bastard i bllokmenëve komunistë, as Ramiz Alia nuk manipuloi sa ai

11/06/2022 12:51

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim më Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, ku  ka komentuar rreth situatës politike aktuale në vend.

Ai u shpreh ndër të tjera gjatë fjalës së tij që Rama është edhe më manipulues se Ramiz Alia dhe dëshmon që është një bastard i bllokmenëve komunistë, por megjithatë Berisha tha se nuk do të arrijë të mposhtë Partinë Demokratike.

“Komunizmi u bë i urryer, ndërsa sot kemi një problem madhor që brezi I ri duhet të lexojë mbi monizmin dhe ti përvishet. Nëse nuk ka kontroll të pushteteve kushtetuta është një balancë e pavlerë. E them për të theksuar se në çfarë emergjence kombëtare jemi në. Ramiz Alia nuk arriti të manipulojë ndërsa Rama vazhdon edhe sot për të dëshmuar se është një bastard i bllokmenëve komunistë.

Pra, kjo është gjendja por prapë ku jemi ne më të fortë se kurrë, kemi 44 mijë luftarë që na u përgjigjën në çdo kohë. U jkonfirmuan 44 mijë luftëtarë, që kërkojnë në radhë të parë të mobilizohen. Kemi të bëjmë me një parti shtet. Duhet të ecim drejt krijimit të tij në të gjithë nivelet e vendit. Përballë kemi një armik të egër i cili me vendosjen e monizmit paraqitet më i rrezikshmi pas Enver Hoxhës për demokracinë. A do të pranojmë ne monizmin? Kurrën e kurrës. A do të vazhdojmë të qëndrojmë duarkryq para faktit tragjik të përdorimit të tiranisë së çmimeve kundër qytetarëve nga qeveria? Vetëm në tre muaj i kanë plaçkitur qytetarëve 340 milionë euro. Qeveria merr 150 lekë më shumë për litër nafte TVSH.

Paguajmë më shtrenjtë se gjithë qytetarët e botës naftës, bukën, orizin, sheqerin, vajin. Nuk është punë krize është punë vjedhjeje për të varfëruar më shumë qytetarët. Cili shqiptar e pranon që BE-ja ndërton autostradat me një çmim tetë herë më të ulët se Shqipëria, që ministrat të vjedhin paratë e tërmetit? Asnjë shqiptarë. Kjo është e vërteta.

Ajo që ndodh me shqiptarët nuk ndodh  me asnjë komb tjetër. Ballkani I Hapur është akti më i lartë i tradhëtisë që i është bërë kombit shqiptar. Sherri I Ballkanit është Beogradi. Kam dëgjuar që flasin për leverdinë ekonomike. The Economist thotë se nga projekti i Ballkanit të Hapur fiton vetëm Serbia.”

 

Top Channel