Australia i ofron kompensim Francës për kontratën e prishur të nëndetëseve (fotot)

11/06/2022 16:43

Parisi pritet të marrë një fraksion të vogël të kontratës disa miliarda dollarëshe që u hodh poshtë nga Canberra.

Australia ka pranuar të paguajë $589 milionë dollarë kompensim ndaj grupit francez të ndërtimit të anijeve Naval Group pas tërheqjes vitin e kaluar nga një marrëveshje madhore për ndërtimin e nëndetëseve ushtarake, duke shkuar në fakt drejt paktit thuajse të njëjtë AUKUS për t’i ndërtuar luftanijet me SHBA dhe Britaninë.

Kryeministri i ri australian Anthony Albanese njoftoi sot për ofertën e vendit, duke u thënë gazetarëve se marrëveshja kursente para, por duke dënuar pararendësin e tij në post Scott Morrison si “drejtues i qeverisë më shpërdoruese në historinë e Australisë”.

Albanese shtoi se oferta është një“zgjidhje e drjetë dhe e leverdisshme” pas ankesave të zemëruara të Parisit për anullimin e kontratës $66 miliardëshe dhe shtoi se ajo ishte pranuar pas diskutimeve me presidentin francez Emmanuel Macron.

Naval Group, kompania ushtarake shtetërore franceze do të ndërtonte 12 nëndetëse për flotën e Australisë, por kjo e fundit kishte ndryshuar kurs duke zgjedhur marrëveshjen tre-palëshe me Britaninë dhe SHBA.

Tërheqjes  australiane nga kontrata Fanca iu përgjigj duke thirrur ambasadori e saj në vend, ndërsa Macron sugjeroi se ish-kryeministri Morrison kishte gënjyer për zhvillimet.

Kryeministri australian falenderoi Macron për vullnetin e tij të riafrimit të lidhjeve e tha se shpresonte për një takim kokë më kokë me të.

FOTO GALERI
1/2
Australia ka pranuar të paguajë $589 milionë dollarë kompensim ndaj grupit francez të ndërtimit të anijeve Naval Group

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA