Zëvëndësdrejtori i Policisë së Shtetit, viziton efektivin e plagosur mbrëmjen e djeshme në krye të detyrës

10/06/2022 16:07

Zëvëndësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Neritan Nallbati vizituan në spitalin e Traumës në Tiranë, punonjësin e policisë, i cili u dëmtua gjatë ndërhyrjes për të ndaluar një drejtues mjeti që qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes dhe i paisur me armë zjarri.

Dervishaj gjatë bisedës me policin e dëmtuar dhe me kolegët e tij u shpreh se veprime të tilla janë një inkurajim për të gjithë punonjësit e tjerë, duke shtuar besimin tek qytetarët.

“Punonjësit e policisë sakrifikojnë shumë, madje në raste të veçanta deri në më sublimen, për të mirën e përgjithshme dhe në këtë kuadër dëshiroj të përgëzoj gjithë grupin e punës që ishte mbrëmë në detyrë dhe u përball me një drejtues mjeti të armatosur dhe nën ndikimin e alkoolit, i cili duke qarkulluar në sens të kundërt nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar por përkundrazi, rrezikoi jetët e tyre”, u shpreh zëvëndësdrejtori.

Rikujtojmë që mbrëmjen e djeshme një automjet po lëvizte në drejtim të kundërt dhe efektivët i kanë kërkuar të ndalonte lëvizjen menjëherë. Më pas automjeti jo vetëm që nuk ka ndaluar, por ka aksidentuar edhe dy efektivët.

Deri më tani është arrestuar vetëm njëri nga personat që ndodheshin në mjet.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA