Në një “Air Albania” që “zien” nga tifozëria kuqezi, Shqipëria sfidon Izraelin në ndeshjen e dytë në grup, në Ligën e Kombeve, ku do të synojë fitoren e parë, që do të ngjiste kuqezinjtë në krye të renditjes.
Shqipëri-Izrael 1-2 Broja 45’+1 (pen)/ Solomon 57′, 73′
Kronika e ndeshjes:
80′ – Tjetër top i rrezikshëm nga këndi, por askush nuk e devijon dot në rrjetë…
80’ – Aksion i bukur i kuqezinjve, me Abrashin që gjen Balliun, i cili gjuan menjëherë, por grushton portieri izraelit.
75’ – Krosim në zonë për Hysajn, që kërkon të ulë topin për Uzunin, por më pas i shkon sërish topi në këmbë dhe gjuan duke e dërguar në rrjetë. Megjithatë arbitri ndal festën kuqezi, pasi ka një pozicion jashtë loje të Elseid Hysajt.
73’ – Na ndëshkon sërish Izraeli. Një goditje nga distanca, nuk zotërohet mirë nga Berisha, që e lë për topin në zonë dhe aty Izraelitët shënojnë me një kombinim të thjeshtë. Sërish Solomon dërgon topin në rrjetë.
71’ – Tjetër kundërsulm i izraelitëve, që kërcënojnë sërish, por grushton mirë Berisha.
60’ – Sërish kërcënues izraelitët, por këtë herë devijimi i Gjimshitit është vendimtar, pasi dërgon topin në këndore.
57’ – Kundërsulm i shpejtë i Izraelit, që gjen të vendosur keq mbrojtjen kuqezi dhe ia del të gjejë golin e barazimit me anë të Solomon. Tjetër gabim i kuqezinjve, që na kushton një gol të pësuar.
55’ – Tjetër veprim i bukur i Brojës, që kombinon me Balliun dhe shërben në zonë, por nuk është askush nga kuqezinjtë për të shtyrë topin në rrjetë.
– Starton pjesa e dytë…
– Pjesa e parë mbyllet në avantazh, duke bërë që edhe tifozët të shijojnë pushimin duke kërcyer në tribuna…
45’+1 Bomberi kuqezi shkon te pika e bardhë dhe ekzekuton në mënyrë perfekte, duke dërguar topin në rrjetë. Shqipëria në avantazh në fundi ne pjesës së parë.
45’ – Kombinim i bukur i kuqezinjve, me Balliun që hyn në zonë dhe shtyhet nga kundërshtari. Arbitri akordon penallti për Shqipërinë.
40’ – Mjaft i frymëzuar Armando Broja, që bën disa driblime dehëse ndaj mbrojtësit Vitor dhe futet në zonë, por tregohet më egoist se duhet dhe gjuan vetë, duke gjetur trupin e kundërshtarit.
36’ – Kundërsulm mjaft i shpejtë i kuqezinjve me Bajramin, që shërben keq për Brojën, i cili gjithsesi ia del të lirohet dhe godet, por topi grushtohet nga portieri izraelit.
29’ – Kërcënojnë izraelitët me një skemë nga goditja e këndit. Vitor harrohet i lirë në zonë dhe gjuan, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Jemi me fat.
27’ – Kërcënojnë sërish kuqezinjtë me një krosim nga këndi, por Ismajli nuk arrin të gjejë portën kundërshtare.
26′ – Krosim i Veselit për brojën, që zgjatet, por nuk e arrin topin. Vijon aksionin Balliu, por gjithçka mbyllet me një këndore.
20’ – Tjetër krosim për Uzunin, që e merr mirë, por topi gjen një prekje me dorë të kundërshtarit. Arbitri jep penallti, por më pas shkon e rishikon aksionin në VAR dhe anulon vendimin e tij të parë.
19’ – Tjetër shpërthim i Brojës, që shërben për Uzunin, i cili ndalet nga një e shtyrë, por për arbitrin nuk ka penallti.
17’ – Broja merr një top në gjysmëfushën kundërshtare dhe shpërthen drejt portës, por ndalet me një ndërhyrje nga mbrapa. Faull për kuqezinjtë dhe karton i verdhë për izraelitët. Nga goditja e dënimit provon Ismajli, por topi shkon mbi kuadrat.
10’ – Zbritje e shpejtë e izraelitëve, që provuan me një goditje të Abada, por topi shkoi jashtë kuadratit.
Starton sfida në “Air Albania”, me kuqezinjtë që nisin topin e parë…
Formacioni zyrtar i Shqipërisë:
Izraeli (4-3-3): Marciano, Leidner, Miguel Vitor, Goldberg, Dasa, Jaber, Peretz, Karzev, Solomon, Weissman, Abada/ SuperSport
Top Channel