Fshatrat Prugovc, Lebanë dhe Besi në Prishtinë të shtunën do të jenë pa ujë të pijshëm nga ora 10:00 deri në 15:00.

Kështu është bërë e ditur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një komunikate për mediat.

Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është vazhdimi i punimeve të planifikuara konkretisht ndërtimi i pusetës zonale për atë pjesë.

“Ua kujtojmë se, çfarëdo investimi/intervenimi në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit realizohet për shërbime gjithnjë e më cilësore për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit”, thuhet në njoftimin për mediat.

Top Channel