Komisioni që po heton sulmin e mbështetësve të Donald Trumpit ndaj Kongresit amerikan 6 janarin e vitit të kaluar, zhvilloi seancën e tij të parë publike.
Sipas tij, ish-Presidenti dhe pretendimet që ai ngriti për manipulim të zgjedhjeve ishin në qendër të asaj që përbënte, sic u tha, një “tentativë për grusht shteti” me qëllimin të mbetej në krye të vendit.
“Në këtë pikë, nuk ka vend për debat. Ata që mësynë Kapitolin tonë dhe u përleshën me forcat e rendit për orë të tëra, ishin të motivuar nga ajo që Presidenti Trump u kishte thënë: se zgjedhjet u vodhën dhe se ai ishte presidenti legjitim. Ishte praktikisht ai që ndezi flakën e këtij sulmi”, shprehet Liz Cheney, nënkryetare republikane e komisionit.
Kjo ishte e para nga gjashtë seancat e planifikuara që synojnë të tregojnë se ish presidenti republikan komplotoi për të mbajtur në mënyrë të paligjshme pushtetin. Kryetari demokrat i komisionit, Bennie Thompson akuzoi Trumpin se ishte “në qendër të këtij komploti”. “6 janari ishte kulmi i një tentative për grusht shteti, një përpjekje e paprecedentë, ashtu siç e tha dhe një nga protestuesit menjëherë pas 6 janarit, për të rrëzuar qeverinë. Dhuna nuk ishte një rastësi“, tha ai.
Trump e ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur hetimin duke e quajtur një “gjueti të pazabë shtrigash” të pabazë e ka postuar vazhdimisht në platformën e tij të mediave sociale, duke mbrojtur kryengritjen si “lëvizjen më të madhe në historinë e vendit për ta bërë Amerikën të madhe sërish.”
Top Channel