Jo më leje sipas dëshirës. baret dhe restorantet fitimprurëse në plazhet private të Italisë po përgatiten për një tërmet të vërtetë, pasi koncesionet në zonat e bukura me rërë, nga 1 janari 2024 do të merren përmes tenderave publikë.
Për disa operatorë, ky thotë AFP, është një skenar shqetësues, sepse licencat këtu shpeshherë kalohen nga brezi në brez.
“Është një gabim, sepse ka njerëz që kanë punuar të gjithë jetën për të ndërtuar diçka, dhe nuk ka sesi i gjithë ky mund të vihet në rrezik”, tha Maurizio Tofani, një pensionist nga Roma.
“T’i nxjerrësh gjërat në ankand, koncesionet e plazhit etj. është gjë e mirë, – por vetëm nëse menaxhohet sic duhet nga autoritetet. Sepse e dimë të gjithë, dhe më vjen keq ta them, por pas gjithë kësaj ndonjëherë ka gjëra që nuk janë gjithmonë të ligjshme”, tha Luca Siciliano, klient në restorant.
Të tjerë e shohin këtë si mundësinë e munguar që gjërat të bëhen drejt, ashtu sic duhet.
“Për mua është e drejtë dhe e ndershme, sigurisht nëse bëhet me seriozitet duke u dhënë garanci atyre që menaxhojnë prej kohësh koncesionin dhe përmes kontrolleve të forta, në mënyrë që të mos ketë parregullsi. Sepse nëse nuk ka garanci dhe sikur të ekzistojë dhe dyshimi më i vogël, kompanitë nuk do të jenë më të prirura të investojnë”, tha Fabio Di Vilio, menaxheri i restorantit.
Italia ka disa plazhe spektakolare, por shumica e tyre janë private, të drejtuara shpesh edhe në në mënyrë të errët mbi të cilën autoritetet vendase më në fund kanë vendosur të hedhin dritë.
Përgjatë vijës bregdetare 7,500 kilometra të vendit, rreshtat e çadrave të diellit dhe shezlongëve privatë mbushin rërën e mes tyre që në periudhat e pikut shkojnë deri në 100 euro, gjen vetëm pak të ashtuquajtura “plazhe të lira”.
Koncesionet për plazhet janë rinovuar automatikisht që nga viti 1992, por shpesh ato kanë rezultuar në paga të ulëta dhe nivel shumë të ulët mbikëqyrjeje, duke i hapur derën mashtrimit tatimor, keqmenaxhimit dhe madje edhe elementëve kriminalë.
Pas presionesh të mëdha nga Bashkimi Europian, qeveria e kryeministrit Mario Draghi më në fund ka rënë dakord të adoptojë një sistem tenderimi publik, i cili do të hyjë në fuqi nga viti 2024.
Top Channel