Protesta në qytetet e Indisë pas komenteve anti-muslimane të zyrtarëve të partisë në pushtet (fotot)

10/06/2022 17:39

Policia në kryeqytetin New Delhi thanë se kanë ngritur ankesa kundër ish-drejtueses së partisë në pushtet Nupur Sharma dhe disa të tjerëve për komentet denigruese ndaj profetit musliman Muhamed, si dhe për “nxitje të njerëzve në linja përçarëse” në rrjetet sociale.

Qindra njerëz kanë protestuar sot në disa zona të Indisë për komentet ofenduese të dy ish-zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet ndaj profetit musliman Muhamed.

Qeveria e kryeministrit Narendra Modi po përballet me zemëratë të gjerë nga muslimanët indianë dhe ata jashtë vendit duke përfshrë dhe nga vende të Gjirit Persik, pasi zyrtarët e partisë së tij Bharatiya Janata Party (BJP) komentonin me tallje për “jetën private të profetit musliman”.

Një prej tyre, zëdhënësja Nupur Sharma, është pezulluar dhe një tjetër është përjashtuar nga partia, sipas raportimeve.

Por kjo nuk ka shuar zemërimin e minorancës muslimane të vendit me shumicë hindu, të cilët e konsiderojnë lëvizjen përçarëse si presion të nacionalistëve Hindu të BJP, për cështje si liria e besimit apo mbajtja e shamive të kokës së grave muslimane.

Në qyetin Prayagraj të rajonit Uttar Pradesh policia me veshje të rënda goditi sot protestuesit e lëshoi gaz lotsjellës  ndaj turmave që protestonin në rrugët e mbushura me gurë e tulla, siç shihej në pamjet e rrjetit lokal të agjencisë Reuters.

Në kryeqytetin e rajonit Jharkhand, Ranchi, protestuesit goditën me gurë policinë duke plagosur disa prej oficerëve tha drejtuesi Anis Gupta për agjencinë Reuters.

Protesta kishte gjithashtu në qytete të tjera por ato ishin më paqësore, shtonin raportimet.

FOTO GALERI
1/4
Qindra njerëz kanë protestuar sot në disa zona të Indisë për komentet ofenduese të dy ish-zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet ndaj profetit musliman

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA