Në mbrëmjen e sotme të Ligës së Kombeve, kampionët në fuqi të Francës kanë udhëtuar drejt Vienës për të zhvilluar ndeshjen e tyre të tretë të kësaj faze përball vendasve austriak.
Skuadra e Didie Deshamp ende nuk e ka provuar shijen e fitores në këtë edicion ndërkohë që kanë zhvilluar dy ndeshje, humbën të parën 2-1 me Danimarkë dhe barazuan më pas me Kroacinë duke grumbulluar vetëm një pikë.
Nga ana tjetër djemtë e Ralf Ragnik ndodhen në vendin e dytë në grup me 3 pikë në dy ndeshjet e luajtura, pasi mundën Kroacinë në ndeshjen e parë ndërkohë që u mundën në të dytën përballë Danimarkës kryesuese të grupit.
Pikëpyetja e madhe e gjelave për sot është Kilian Mbape, i cili humbi ndeshjen me Kroacinë dhe ende nuk është e qartë nëse do të jetë në gjendje për ta filluar nga minuta e parë ndeshjen e mbrëmjes së sotme.
Një tjetër ndeshje me interes në këtë raund të tretë është ajo mes Danimarkës dhe Kroacisë, që janë pjesë e të njëjtit grup.
Skuadra daneze është kryesuese e Grupit 1 të Ligës A dhe duket të jetë surpriza e bukur e këtyre ndeshje ku ka fituar të dy takimet e para dhe sot në stadiumin Pakren të Kopenhagenit do të presë Kroacinë.
Ata kanë fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit ndërkombëtare duke shënuar të paktën dy gola në 6 ndeshje. Skuadra e drejtuar nga Kaspet Hjulmand do të luajnë në shtëpi ku kanë fituar të 5 ndeshjet e fundit që kanë luajtur aty me një golavarazh 14-1.
Gjithsesi përballjet e tyre të fundit me Kroacinë i kanë humbur të dyja, përfshirë edhe ndeshjen çerekfinale të të Botërorit të 2018-s pas gjuajtjes së penalltive.
Por ekipi i drejtuar nga Zlatko Dalic nuk po bën paraqitje të mira prej kohësh deh në Ligën e Kombeve ka fituar vetëm 2 nga nga 12 ndeshje që nga viti 2018 kur është krijuar ky kompeticion.
Këto dhe ndeshjet e tjera të raundit të tretë të mbrëmjes së sotme do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Top Channel