Llapi rrëmben golashënuesin më të mirë të Superligës së Kosovës

10/06/2022 16:25

Gerhard Progni ndryshon skuadër por jo kampionat. Sulmuesi 35-vjeçar, i cili gjatë tri sezoneve të fundit është aktivizuar në radhët e Gjilanit, këtë të premte është zyrtarizuar si përforcim cilësor i Llapit.

Ish-sulmuesi i shumë skuadrave të Superiores (Partizani, Skënderbeu, Dinamo, Flamurtari, Kukësi) ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me llapjanët. Progni sezonin që sapo u mbyll u shpall golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës me 23 gola. Në total, në kampionat, gjatë tri sezoneve ka realizuar 44 gola.

Mësohet se Gerhard Progni ka nisur menjëherë përgatitjet me skuadrën e re./ Super Sport

   

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA