
BSH ul komisionet për pagesat elektronike/ Kursim 40 mln euro në vit, rregulla të reja për pikat e këmbimit valutor
03/09 22:12
Në Myzeqe këto ditë ka nisur korrja e elbit, një kulturë kjo që sipas fermerëve po kultivohet gjithnjë e më shumë.
Këtë vit fermerët thonë se prodhimi ishte i mbarë falë kushteve të motit, por punën ua vështirëson çmimi i karburantit dhe inputeve bujqësore. Subvencionet thonë ata nuk kanë mjaftuar për t’ua ulur kostot.
Interesi për elbin ka bërë që shumë fermerë të braktisin mbjelljen e domateve, trangujve apo shalqirit. Pavarësisht kostos këto sipërfaqe edhe për sezonin e ardhshëm do të vazhdojnë të mbillen me elb.
Top Channel