Komisionet për reformën zgjedhore dhe territoriale/ Gjekmarkaj dhe Alizoti votojnë kundër, qëndrim të njëjtë me Berishën

10/06/2022 15:27

Deputetët e opozitës Agron Gjekmarkaj dhe Tomor Alizoti kanë votuar kundër përbërjes së komisioneve të reformës zgjedhore dhe territoriale.

Kështu, dy deputetë i bashkohen qëndrimit të grupit të Sali Berishës, që i cilëson një farsë këto dy komisione.

Dje kuvendi votoi kundër të dyja komisioneve.

Komisioni i reformës zgjedhore do të përbëhet nga 18 anëtarë, ku grupi i PS-së ka 9 anëtarë, ai i PD-së 6 anëtarë dhe anëtarët e tjerë janë Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili.

Në të njëjtën përbërje do të jetë edhe Komisioni i Reformës Territoriale, ku 9 anëtarë janë të PS-së, 6 të PD-së, si dhe Vangjel Dule, Mesila Doda dhe Erisa Xhixho e LSi-së.

Top Channel