Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme
Moska zyrtare reagoi me kritika të forta ndaj mesazheve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Prishtinë.
“Beogradi nuk i ka borxh asgjë Brukselit”, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke komentuar deklaratën e Scholz i cili i kërkoi Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
“A janë këta ‘miq’ të Serbisë?”, tha Zakharova.
“Popullit serb tashmë po i thuhet vazhdimisht se çfarë dhe si të bëjë. Çfarë do të ndodhë më pas?”, thotë zyrtarja e Ministrisë së Jashtme ruse.
Reagimet nga Moska vijnë pas deklaratës së Scholzit përgjatë vizitës së tij në Prishtinë, i cili tha se nuk arrin ta imagjinojë se dy vende që nuk e njohin njëra- tjetrën të bëhen pjesë e BE-së.
“Është e qartë se marrëveshja përfundimisht duhet të sqarojë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse nuk mund të imagjinohet që dy vende që nuk e njohin njëri-tjetrin të bëhen anëtarë të BE-së”, tha Scholz.
Duke raportuar këtë reagim, mediat në Moskë risjellin në vëmendje thirrjen e ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, që vendi i tij të rishikojë planet për integrim në BE.
Gjithashtu, edhe deklaratën e vetë presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se “Unioni Evropian është një faktor i rëndësishëm në botë, por rëndësia e tij po bie bashkë me fuqinë e tij ekonomike”.
Top Channel