Në bashkëbisedimin me mediat, ish kryeministri Sali Berisha, foli për hapje të partisë dhe krijimin e një fronti të ri opozitar. Sa I takon përcarjes së PD, Berisha u shpreh se do të bashkohet vetëm më ata që duan të shpëtojnë Shqipërinë nga regjimi I Ramës.
“Hapja nënkupton afrimin me PD-në, të vlerave, individëve, të ekselencës, njerëzve me ideale që duan ti afrohen kësaj partie. Një grup pedagogësh, mjekësh, avoketërisht, shpallën anëtarësinë e tyre në PD. Tani do ngrihen Bordet Kombëtare sipas fushave në të cilat ne do të përpiqemi të tërheqim njerëz të ditur të atyre fushave shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Sikundër bordet janë të hapura dhe për të huaj që ndajnë me ne vlera të përbashkëta dhe duan që të kontribuojnë.
Hapja duhet të fuqizojë dimensionin e të rinjve dhe të zonjave, vajzave dhe grave. Kjo është për partinë, fronti është diçka tjetër. Fronti është vendosja e organizuar ose krijimi i një fronti të përbashkët me të gjitha forcat politike opozitare, individët apo organizatat e shoqërisë civile që duan të angazhohen për clirimin e shqipërisë, që e konsiderojnë monizmin si një mënxyrë të vërtetë.
Do bëjmë cdo gjë të krijojmë frontin më të mirë të mundëshëm kundër Edi Ramës. Veglat e Ramës janë në shërbim të Ramës, sic bënë lojën e neveritshme të presidentit, marrin përsipër edhe komisionet parlamentare. Do bashkohemi me ata që janë për të shpëtuar shqipërinë nga ky regjim.’ – ushpreh Berisha.
Top Channel