Firmosja e lirimit nga detyra të Begajt/ Pas kësaj u kris marrëdhënia Berisha-Meta? Përgjigjet demokrati

10/06/2022 12:54

Sali Berisha kërkoi që Presidenti Ilir Meta të mos firmoste lirimin nga detyra si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, të Bajram Begajt, pasi ky i fundit u shpall kandidat për President. Por Meta, pa asnjë vonesë, firmosi nga Stambolli dekretin

A ka ndikuar kjo ngjarje në marrëdhënien që Berisha ka me Presidentin aktual? I pyetur nga gazetarët, Berisha u shpreh se “nuk ka krisje”.

Ai (Meta) duhet të ushtronte detyrimin e tij kushtetues. Meta nuk mund të mos ushtronte detyrimin e tij kushtetues të nxjerrjes në lirim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, rat unik, që nuk ka ndodhur në vendet e tjera”.

Berisha shtoi më tej, se është e paprecedent që një person që ka një pozitë të lartë ushtarake si Bajram Begaj të bëhej President.

Bajram Begaj është zgjedhur si presidenti i nëntë i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.

Top Channel