Sali Berisha kërkoi që Presidenti Ilir Meta të mos firmoste lirimin nga detyra si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, të Bajram Begajt, pasi ky i fundit u shpall kandidat për President. Por Meta, pa asnjë vonesë, firmosi nga Stambolli dekretin
A ka ndikuar kjo ngjarje në marrëdhënien që Berisha ka me Presidentin aktual? I pyetur nga gazetarët, Berisha u shpreh se “nuk ka krisje”.
“Ai (Meta) duhet të ushtronte detyrimin e tij kushtetues. Meta nuk mund të mos ushtronte detyrimin e tij kushtetues të nxjerrjes në lirim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, rat unik, që nuk ka ndodhur në vendet e tjera”.
Berisha shtoi më tej, se është e paprecedent që një person që ka një pozitë të lartë ushtarake si Bajram Begaj të bëhej President.
Bajram Begaj është zgjedhur si presidenti i nëntë i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.
Top Channel