Nëpër pikat e shitjes me pakicë në Kosovë, nafta po shitet për një euro e tetëdhjetë e dy centë, çmim ky më i larti që nga marsi.
Luhatja e çmimit e ka shtyrë Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë të marrë masa të reja.
Në emër të mbrojtjes së konsumatorëve kjo ministri ka propozuar kufizimin e fitimit në 3 centë për shitësit me shumicë të naftës dhe për shitësit me pakicë dhjetë centë fitim.
Këtë propozim të Ministrisë së Tregtisë e kanë kundërshtuar Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.
Ata po kërkojnë uljen e akcizës dhe TVSH-së, ose edhe caktimin e marzhave të fitimit te shitësit me shumicë 3% dhe ata me pakicë 12%. Në të kundërtën, thonë që do të mbyllen të gjitha pikave të derivateve më Kosovë.
Megjithatë, kjo do të bëhet në rast se qeveria nuk i përgjigjet një letre që i dorëzuan të enjten.
Në mars të këtij viti Ministria e Tregtisë caktoi marzhën e fitimit për tregtarët e naftës. Për shitësit me pakicë fitimi do të ishte 6% dhe për shitësit me shumicë 4%. Me këtë vendim, u detyruan të gjithë tregtarët e naftës që 5% të produktit ta mbajnë rezervë për shkak të krizës.
Top Channel