Shqipëria dhe Mali i Zi nuk humbën kohë gjatë samitit të “Ballkanit të Hapur” që u mbajt në Ohër, dhe prezantuan një projekt konkret që lidh dy vendet. Një urë pranë Velipojës që kalon mbi lumin Buna dhe shkon në Malin e Zi
Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli dha detaje mbi këtë projekt. Ai tha se ura do të ketë një gjatësi prej 303 metrash me 3 harqe dhe do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes dy zonave,
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abrazoviç tha se me këtë urë do të ketë shumë lëvizje mes dy vendeve, kryesisht të turistëve.
“Më lini të them pak fjalë, jam shumë i lumtur për këtë projekt. Kjo është dicka që e kemi diskutuar në Tiranë verën e kaluar, ndaj tani jemi jemi shumë pranë fillimit të punës konkrete”, tha Abrazoviç.
Kryeministri Rama tha se ky projekt do të shoqërohet edhe me vepra të tjera infrastrukturore.
“Ndërkohë më duhet të shtoj dhe diçka. Ju e dini, por për ata që nuk e dine, tashmë po ndërtojmë rrugën turistike Shëngjin-Velipojë që praktikisht do ta bëjë rrugën nga Ulqini deri në Shëngjin shumë të shkurtër. Kjo është fryma e Ballkanit të Hapur. Gjithçka tjetër që njerëzit mund të thonë nuk ka problem, por kjo është fryma”, tha Rama.
Top Channel