Deputeti demokrat Flamur Noka reagoi në mënyrë të ashpër ndaj veprimit për përjashtimin nga seanca Edmond Spahos.
Ai u shpreh se opozita e ka si parim të pasurohet dhe të mos interesohet dhe të veprojë për popullin shqiptar.
Noka: Në këtë foltore, nga shefi jot janë dëgjuar në këto 9 vite pafund shpifje sharje, fyerje për opozitën, për popullin opozitar, dhe ti zonjë të shkonte buza vesh më vesh, se ti kënaqeshe se shefi jot është i lumtur, ky nuk është faji i PD, kur ai i përdor të gjitha gojarisht i përdor dhe ndryshe, e konsideronte keqpërdorim të fjalorit. Unë nuk ju vë faj, ju jeni rritur me urdhra partie kështu që nuk shqetësohemi, ne e dimë edhe këtë . Ju me këtë rritje çmimesh nuk keni të krahasuar me asnjë vend tjetër, çmimi i naftës më shtrenjtë se gjithkund sepse qeveria juaj nuk do t’ja dijë të ndërhyjë se duhet hequr akciza, ju s’doni t’ ja dini, ju keni një parim të dhjamoseni ju të pasuroheni ju, se është parimi i shefit juaj që le të varfërohen (qytetarët) le ta shtrijnë këmbën. Opozitë nuk caktoni dot se e cakton vota e demokratit, jo e juaja. Arben Ahmetajt iu bë lavash, iu pastrua.
Top Channel