Vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura dhe përmbytje në disa zona këtë të enjte, ndërsa moti i paqëndrueshëm është prezent në të gjithë territorin.

Zona më problematike me rrebeshe shiu është shtrirja nga lumi i Matit në veri deri në lumin Osum.

Epiqendra e reshjeve është zona Krujë-Tiranë-Elbasan-Gramsh.

Sipas MeteoAlb, në këto zona, sasitë 24 orëshe pritet të variojnë nga 30-50 mm dhe referuar normave mujore të reshjeve.

Veriu dhe zonat jugore do të kenë më pak reshje, ndërsa nesër do të ketë jugu intensitet mesatar të reshjeve.

Era do të jetë e pranishme gjatë momentit të rrebesheve të shiut.

Qarku i Elbasanit është përfshirë nga reshje shiu shoqëruar me pak erë dhe rrufe këtë të enjte. Në Cërrik reshjet e shiut janë me intensitet të ulët.

Edhe qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm këtë të enjte.Sipas informacioneve,në kapitenerinë e Portit të Durrësit pritet shi i rrëmbyeshem në mbremje nga ora 19:00 deri në 21:00.

Edhe qyteti i Bulqizës është përfshirë nga reshje të dendura dhe përmbytje në aksin mes lagjes së re dhe atë të vjetër të Bulqizës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA