Kombëtarja e volejbollit për meshkuj mundi 3-0 Bosnje Hercegovinën në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian që u zhvilluar në pallatin e sportit “Feti Borova”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Jani Melka triumfuan për herë të dytë ndaj kombëtares boshnjake. Shqipëria fitoi setin e parë me shifrat 25:16 të dytin 25:17 dhe 25-21 setin e tretë.

Kjo ishte fitorja e tretë e kombëtares së meshkujve në volejboll në Grupin B, aty ku për momentin renditemi në vendin e dytë, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën dhe duke ju afruar shumë kalimit për në “Final Four”.

Ndeshja e fundit në grup do të zhvillohet përballë Rumanisë kryesuese në transfertë, sfidë që do luhet më 12 qershor në orën 16:00, teksa një ditë më parë Maqedonia e Veriut do të sfidojë Bosnjen në Sarajevë nga këto ndeshje do të vendoset edhe renditja përfundimtare e grupit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA