Projekti për Butrintin/ Zhupa: Po i dorëzoni trashëgiminë kulturore privatëve! Margariti: Çdo qindarkë e fituar do të mbetet në park

09/06/2022 11:19

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa po zhvillon sot në kuvend një interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti për projektin e Butrinit.

Sipas Zhupës, Butrintin po e ndajnë në disa pjesë dhe po ua japin me koncension privatëve.

Butrintin duan ta ndajnë në 2 copa. Në qytetin antik, ku paguhen bileta ta japin me koncesion. Pjesën e parkut kombëtar duan ta japin copa copa resorteve. Si ka mundësi që shtetit të heqë dorë nga mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe t’ia dorëzojë një private”.

Sipas Margaritit, projekti i Butrintit është në përputhje me ligjin e trashëgimisë kulturore. Paratë e fituara nga parku i Buntrintit, do të shpenzohen po aty, shprehet ministrja e kulturës.

Për herë të parë, arka e Burintit do të kontribuojë në fondin e trashëgimisë kulturore, për t’i ardhur në ndihmë dhe sit-eve të tjera. Çdo qindarkë e Butrintit do të mbetet në Butrint”.

Zhupa flet për mungesë të kritereve të administrimit të parkut, ndërsa Margariti përgjigjet se “kemi konsultuar 80 ekspertë dhe bashkëpunëtorë shqiptar”.

Zhupa: Si ka mundësi që shteti jonë thotë që administrimi i deritanishëm i Buitrintit ka dështuar për shkak të paaftësisë së administratës. Pse nuk vendosin kritere në lidhje me administrimin, duke vendosur profesionistë, duke krijuar borde me anëtarë profesorë shqiptare. Por nëse venë një administratë politike dhe me njerëz të paaftë, atëherë të japim mje koncesion Ministrinë e Kulturës.

Fondacioni privat, që do të merret me projektin e Butrintit, zgjedh kush duhet të bëjë gërmime në Butrint, me leje nga fondacioni, thotë deputetja demokrate.

“Trashëgimia jonë kulturore nuk cenohet në asnjë grimcë. Butrinti për ne duhet të jetë park lider i turizmit. Do të shtojmë më shumë promovim dhe shërbime. Krijohet Butrinti Research Group, i japim jo vetëm vlerës, po dhe mundësinë ekonomike që t’i bashkohet planit të marrëveshjes. Do të ketë projekte për mirëmbajtje të aseteve brenda Butrintit”, shpjegon ministrja.

Akuzave se janë ndryshuar kufijtë e zonave të mbrojtura, duke lënë jashtë një sipërfaqe të madhe të parkut, Margariti u përgjigjet se ka ndodhur pas rishikimit, që ka ardhur dhe si kërkesë e UNESCO-s.

Ndryshimi i kufijve ishte nevojë e hershme për saktësimin e kufijve, ka ardhur dhe si kërkesë e vazhdueshme e vetë UNESCO-s. Lë jashtë ishujt e Ksamilit, që nuk e kanë këtë potencial. Është rishikuar gjithë pjesa e Ksamilit të zhvilluar në mënyrë informale”.

Top Channel