Polonia kompleton murin kufitar 5m të lartë me Bjellorusinë (fotot)

09/06/2022 20:56

Polonia ka thënë se për të ndaluar fluksin e emigrantëve që vijë nga Bjellorusia drejt BE, ka ndërtuar një mur kufitar 5 metra të lartë që mbulon 135 nga 180 kilometrat që e ndajnë me të.

Muri tashmë i kompletuar është i pajisur me kamera dhe sensorë elektronikë.

Rojet polake të kufirit thonë se tentativat e kalimeve kanë rënë ndjeshëm pas ndërtimit, edhe pse shtojnë se asnjë barrierë nuk është e pakalueshme.

Zëdhënesja e rojeve kufitare polake Katarina Zdanovic, tha se prej fillimit të qershorit ka pasur vetëm 145 tentativa kalimi.

“Por megjithatë çdo mur mund të kalohet nëse ke mjetet e duhura por ne qëndrojmë vigjilentë dhe inspektojmë vazhdimisht”, shtoi ajo.

Një tjetër zyrtar i rojeve të kufirit tha se janë zbuluar tunele të gërmuara nga emigrantët, hyrjet e të cilave ishin mbuluar me bimësi.

“Gjetëm tunele dy-tre metra të gjera, rreth gjysmë metri të thellë. Ka gjithmonë mundësi të kalimit të një muri dhe një person i vendosur tenton me çdo mënyrë”.

“Por për momentin ato duken efektive dhe me përfundimin e instalimeve do të jetë akoma më e vështirë”, tha zyrtari.

FOTO GALERI
1/5
Polonia ka thënë se për të ndaluar fluksin e emigrantëve që vijë nga Bjellorusia drejt BE, ka ndërtuar një mur kufitar 5 metra të lartë që mbulon 135 nga 180 kilometrat që e ndajnë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA