PD-së i bashkohen intelektualët në Elbasan/ Boçi: Kështu do të mbajmënën kontroll shoqërinë

09/06/2022 19:15

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, është shprehur ditën e sotme në Elbasan se PD-së i janë bashkuar intelektualë të shumtë të Elbasanit.

Ai tha se kjo i shërben për mirë Partisë Demokratike pasi në këtë mënyrë mbahet nën kontroll shoqëria.

Luçiano Boçi: Faleminderit që jeni bashkuar në misionin tonë për rithemelimin e PD-së. Takimi i sotëm ka një simbolikë të dyfishtë. E para lidhet me vendin, Elbasani njihet për vlerat intelektuale dhe pozicionin krah PD-së. E dyta lidhet me faktin që ne po rindërtojmë marrëdhënien me intelektualin e qytetarin e me çdo shtresë të shoqërisë sonë.

Një nga komentuesit e shkrimeve të mia tha para ca ditësh që Shqipëria është vendi më i pasur me politikanët më të pasur por unë do i shtoja që është me intelektualët më të varfër.

Regjimet mund të blejnë gjithçka me interesa me para, por nuk mund të blejnë botën e ideve që i përket intelektualëve. Duke mbajtur nen kontroll intelektualët në mbajmë nën kontroll shoqërinë. Ta bëjmë tonën botën e ideve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA