Dy persona me qëllim ekstradimi të cilët ishin shpallur në kërkim janë arrestuar këtë të enjte në pikën e kalimit kufitar të Morinit.
D. A., 29 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Hildesheim, Gjermani, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.
Enis Mustafa 24 vjeç, banues në Prishtinë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Bukuresht, Rumani.
Gjykata Sannicolau Mare-Rumani, e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Emigracioni i paligjshëm”, parashikuar nga Kodi Penal i Rumanisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të shtetasit D. A., me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë dhe arrestimin provizor të shtetasit Enis Mustafa me qëllim ekstradimin e tij drejt Rumanisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane dhe rumune, vijon procedurat për ekstradimin e tyre.
Top Channel