Ndryshimet në Qeveri, ikin Spiropali e Vengu/ Ambasadori Ferit Hoxha në krye të Diplomacisë, deputetja e PS merr postin e Toni Gogut 26/02 22:46
Me 108 vota pro dhe 9 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar përbërjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për reformën zgjedhore dhe atë për reformën administrativo-territoriale.
Me miratimin e përbërjen pritet që të dy komisionet e posaçme të fillojnë nga puna javën që vjen ku do të bëhet konstituimi i tyre dhe miratimi i planit të punës.
Ngrita e këtyre dy komisioneve u bë në 10 shkurt pas miratimit të marrëveshjes ndërmjet PS dhe PD për zgjatjen e afatit të organeve të Vetingut.
Top Channel