Maturantët në të gjithë vendin do të testojnë sot njohuritë në lëndën e gjuhës së huaj.

Ky është i pari nga katër provimet ku do të testohen nxënësit që mbyllin arsimin e mesëm. Gjithsej do të jenë 167 qendra testimi dhe 7 mijë mësues administrues për mbi 33 mijë maturantë.

31667 janë maturantë të këtij viti futen për herë të parë. 8000 mijë maturantë i nënshtrohen provimeve vetëm në qarkun e Tiranës.

Gjithsej janë 60 pyetje për tu plotësuar dhe për të kaluar një nxënës, duhet të marrë minimumi 25 % të pikëve, pra mbi 15 pikë. 40% epikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20% nivel më i vështirë.

Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë më 11 qershor, ndërsa provimi i matematikës do të zhvillohet më 17 qershor dhe ai i lëndës me zgjedhje më 24 qershor. Provimet e nisin në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin dy orë e 30 minuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA