Dy shtetasit holandezë që u arrestuan pasi dhunuan një 45-vjeçar para ndeshjes Rome-Feyenoord në Tiranë janë lënë sot të lirë.

Ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se i dëmtuari Arben Gorrea nuk është në kufijtë e plagosjes së rëndë.

Megjithatë, dy holandezët nuk largohen dot menjëherë nga Shqipëria, pasi Gjykata e Tiranës dha vendimin për detyrim paraqitjeje. Çdo të hënë, ata duhet të jenë në gjykata, deri sa të mbyllen hetimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA