Lirohen “çunat” holandezë, tifozët e fundit të Feyenoord do qëndrojnë deri në fund të hetimeve

09/06/2022 19:45

Familjarët e  Davei Boon dhe Denis Haulingen e pritën te befasuar vendimin e gjykatës per lirimin e tyre.

Dy te tifozët holandeze te Feinord, njëri 21 dhe tjetri 25 vjeç u mbajtën për 15 dite ne burgjet shqiptare mbasi dyshohen për përleshjen ku u plagos  rende një shtetas shqiptar.

Por aktekspertiza e mjekësisë ligjore e vendosur ne dispozicion te gjykatës konstaton se dëmtimet e kryera ndaj qytetarit A.G nuk ishin plagosje por thjesht dëmtime të tilla qe e ndaluan ate për nëntë dite qe te paraqitej ne pune.

Te mbërritur ne kryeqytetin shqiptar me dhjetëra tifozë të tjerë , Boon dhe Haulingen u arrestuan një dite përpara finales se Conference League mes Feynord – Rome. Sipas vendimit te gjykatës penale te rinjtë holandezë duhet te paraqiten te hënën e parë te cdo muaji përpara drejtësisë shqiptare

Megjithate te dy tifozët janë të detyruar te qëndrojnë ne Shqipëri deri sa hetimet te mbyllen dhe te marrin drejtim.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA