Gjykata e lartë ka rrëzuar sot kërkesën e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili kërkoi lirimin nga burgu për shkak se I rrezikohej jeta. Tahiri është dënuar me tre vite e katër muaj burg për “Shpërdorim detyre”, nga GJKKO.
Ministër i Brendshëm gjatë mandatit të parë të qeverisë “Rama”, Saimir Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj – të afërm të Tahirit.
Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.
Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.
DATË 09 QERSHOR 2022
Nr.
RRETHI
NR. AKT
PALËT NDËRGJYQËSE
RELATORI
BAZA LIGJORE
U VENDOS
1.
GJ.K.K.O
9/2022
SAIMIR TAHIRI
Pezullim penal
M.BICI
Neni 476 KPP
Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Saimir Tahiri, për pezullimin e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit me burgim, dhënë me vendimin nr. 3 datë 04.02.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Top Channel