Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Dy ditë më parë golfistja Wendy Powick ishte duke goditur topin e saj të parë në kursin e golfit kur u përball me një pengesë të çuditshme sportive, një ‘pengesë’ që kërcente në dy këmbë.
Siç rezultoi më pas disa momente pasi Powick të tentonte goditjen e saj, tufa kurioze e kangurëve të zonës vendosën të mësynin fushën e golfit duke u afruar rreth saj me kërcimet karakteristike.
Ata më pas u mblodhën çuditërisht disa dhjetra metra para saj, sikur të shikonin për të vlerësuar se si Powick do të godiste topin.
Ja momenti i kapur në video:
View this post on Instagram
Kangurët e mbledhur para Powick ndoshta pëlqenin vërtet golfin, por shumë shpejt ata vendosën të largoheshin me kërcimet e tyre karakteristike, duke lejuar gruan të bënte goditjen e saj e qetë.
Powick nuk dukej se ishte shqetësuar nga ndërprerja. Në komentin e saj ajo shkruante: “Moment absolutisht i artë, ndodh vetëm në Australi.”
Top Channel