Futën mijëra euro të falsifikuara në Shqipëri, kalon për gjykim dosja për francezen dhe dy kamerunasit

09/06/2022 13:59

Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen në  ngarkim të tre shtetasve të huaj, 2 kamerunasve dhe një francezeje. Ndaj tyre, prokuroria ka ngritur akuzën e falsifikimit të parave dhe mashtrimit me pasoja të rënda.

Të pandehur u morën Jennifer Chollet, Zinedin Nkeh dhe Zinedin. Shtetasit e huaj kanë mohuar akuzat për futjen në Shqipëri të qindra mijëra eurove të falsifikuara dhe  letrave “Lastra”.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të fusin në qarkullim në territorin e republikës së Shqipërisë rreth 1 milion Euro, kartmonedha të cilat i janë sekuestruar shtetasit Jose Ngankam.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në maujin shkurt, në bagazhet e këtij shtetasi janë gjetur sasi të konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme). Policia sekuestroi 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA