Virusi i Covid 19, në dukje nuk ekziston më në Shqipëri, por nëpër qendra shëndetësore mjekët thonë se çdo ditë konstatojnë raste.
Në raportin e përditshëm të Institutit të Shëndetit Publik deklarohen mesatarisht 50- 60 raste të reja çdo 24 orë, por sipas mjekëve janë të paktë ata që paraqiten për tu testuar, pasi numri i të infektuarve në këtë periudhë mund të jetë më i lartë.
Tani po preken përveç atyre që nuk janë vaksinuar edhe ata që kanë bërë dy doza vaksine anticovid, por që kanë kaluar shumë kohë që nga doza e dytë.
“Në Shqipëri vazhdon të qarkullojë mutacioni Omicron, me simptoma të lehta aq sa në spital janë të shtruar vetëm 5 pacientë. Shumë qytetarë të prekur nga coronavirusi nuk paraqiten për vizitë mjekësore. Por mjekët i druajnë vjeshtës nëse coronavirusi do të pësojë një tjetër mutacion, ndaj kërkojnë që qytetarët të mos heqin dorë nga doza buster e vaksinës”, tha Mirela Sula, nga Qendra Shëndetësore numër katër.
Në Shqipëri është vendosur për dozën e 4 buster, por në fakt interesi për tu vaksinuar ka rënë aq sa me dozë të tretë janë vaksinuar vetëm 12 .4 % e popullatës .
Top Channel