Braçe: Paratë e krimit të organizuar po pastrohen përmes kriptomonedhave në call centre në mes të Tiranës

09/06/2022 13:02

“Paratë e krimit të organizuar po pastrohen përmes kriptomonedhave”, -kështu u shpreh në seancë plenare, deputeti i PS-së, Erion Braçe ndërsa foli për veprimtarinë e AMF-së.

“Informaliteti është një problem i madh në këtë vend, bën dëm të madh. Institucionet nuk duhet të bëhen pas por duhet të merren me problemin. Ajo që kërkoj me forcë dhe që duhet ë vendoset në rezolutë ka të bëjë me faktin e bashkëpunimit të agjencive për të goditur në mënyrë të qëndrueshme këtë aktivitet. Shqetësimi i dytë është aktiviteti i kriptomonedhave, por nuk ka asnjë qoftë monedhë apo sipërmarrje të cilësuar.

Vetëm dy ditë pas komisionit, u vërtetua me zë dhe figurë që veprimtaria veprohej në mes të Tiranës. E verifikuar dhe çështja e pastrimit të parave përmes kriptomonedhave nga Londra në Tiranë. Kur kërcënohet stabiliteti financiar, institucionet duhet të bëhen një dhe të godasin veprimtarinë kriminale. Paratë e krimi të organizuar po pastrohen përmes kriptomonedhat. Ne duhet të përballemi jo duke rregulluar rregulloren, por përmes ligjeve. Aktiviteti i kriptomonedhave kryhet në call centre në mes të Tiranës, dhe ky është krim”, tha Brace.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA