“Bord komunist”, Berisha shpërthen ndaj Ramës në Kuvend: Bastard i bllokmenëve hoxhist, po i pin gjakun shqiptarëve

09/06/2022 12:55

Teksa mezi priste të merrte fjalën në seancë plenare, për t’iu përgjigjur kreut të qeverisë, që pranoi se Bordet e Monitorimit është komunist, por shpëtoi shqiptarët nga kriza, Sali Berisha iu drejtua me fjalë të ashpra pasardhësit së tij, edhe pse nuk ndodhej në sallë.

Prej kohësh në këtë parlament, janë denoncuar bordet si institucionet të së shkuarës tonë komuniste dhe sot një bastard i bllokmenëve hoxhist e konfirmoi se ka gjetur shpëtimin e shqiptarëve, unë e denoncoj këtë platformë si shushunja që po i pijnë gjakun, po I nxijnë jetën, po i fusin në depresion shqiptarët me cmimet stratosferike, për të mbrojtur qeverinë dhe oligarkët.

Ai që ia mbathi, dhe zonja që bëhet parzmore e tij, tha se po bën heroizëm me energjinë. Po ky vend nuk prodhon asnjë kiloëat as nga nafta as nga gazi. Në dallim nga maqedonia ky vend prodhon 1 mln ton naftë në vit, kurse nafta këtu është në cmimet më të larta dhe energjia është paproporcion në cmimet më të larta në europë. Deklarohet se biznesin e vogël e kemi me zero taksa, kur energjia elektrike sot I merret dy herë më shumë. Ky zotëri ka humbur cdo sens realiteti, duket se shërben si narkotik që të shkëput nga bota përreth. Shkon në Ohër, shkelmon mbi jetën e 12 mijë shqiptarëve në kosovë, ky padroni i jetës së tyre. Po c të drejtë ka ky të flasë në emër të të vdekurve në Kosovë? Cfarë agresioni ka kryer kosova? Ky bën gjithcka si skllav i Vucicit. Mirë ai që s’ka ndjeshmëri se është arkitekt i genocidit, po ky cfarë ka? Pse I kërkon Kosovës të mbështes Ballkanin e Hapur, kush e ka harruar Samitin e Novisadit, që nuk e përfshinte Kosovën? A do vijojmë ne të pranojmë një njeri si ky që vetëm me vjedhje ndikon e rrit cmimet në stratosferë. A do vijojmë ta pranojmë këtë njeri që mashton nga mëngjesi në darkë?”- tha Berisha

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA