Kandidatura e Simon Mirakajt si anëtar i Autoritetit të Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit është rrëzuar këtë të enjte në Kuvend.

Socialistët kanë vendosur të rrëzojnë kandidaturën e Mirakës pasi ai u propozua në Kuvend me firmën e Sali Berishës dhe ky i fundit nuk u tërhoq nga firmat mbështetëse.

64 deputetë kanë votuar kundër, vetëm 17 pro dhe një ka abstenuar.

Socialistet  kërkuan që propozimi të vinte në Kuvend pa firmën e Berishës.

Ata kanë theksuar se asnjë propozim i Berishës në Kuvend nuk do të pranohet.

Në Komisionin e Ligjeve socialistët e votuan kandidaturën e Simon Mirakajt për të qenë anëtar i autoritetit të dosjeve edhe pse mes firmave mbështetëse për emrin e tij figuronte ajo e Sali Berishës.

Ndërsa deputetët që mbështesin linjën e Enkelejd Alibeaj sqaruan më parë se nuk kanë asgjë kundër figurës së Simon Mirakajt, por janë kundër firmës që e mbështet.

Top Channel