Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur mjaft i ‘irrituar’ në foltoren e Kuvendit pasditen e sotme, ku tha se Parlamenti i Shqipërisë është shndërruar në një dyqan personal të Lindita Nikollës, në të cilin tha se nuk do të blinte edhe nëse do të qëndronte i paveshur.
Berisha u shpreh bordet janë ngritur me vendin të qeverisë me një qëllim të vetëm, për t’i “pirë” gjakun shqiptarëve.
Ai iu drejtua kryetarit të grupit parlamentar të PS-së me emrin Duman ndërsa për Ministren e Shëndetësisë tha se ka përfituar shumë tendera gjatë pandemisë.
“Ky parlament si kurrë ndonjëherë ka drejtimin më banal, më anti ligjor dhe funksionon si dyqani personal I Lindës në të cilin nuk do të blija kurrë e do të rrija i zhveshur. Ky parlament do të mbetet famëzi sepse me votën e pseudo-mazhorancës, vulosi dorëzimin të të gjithë pushteteve, një partie të vetme njëlloj si në Bjellorusisë së Lukashenkos. Si mund të rri në një sallë me një njeri që e ka shndërruar Tiranën si një Beograd. Një njeri që refuzon si një vasal i Vuçiçit të njohë genocidin në Srebrenicë.
Çdo ditë e pyes veten si mund të rri unë me një njeri që ka interesa serbe dhe anti-shqiptare. Secili nga ju shtron pyetjen çfarë do ti Sali në Parlament, por unë vij e do të vij sepse këta qeveritarë me çdo fjalë qe thonë vetëm ju mashtrojnë. Nuk mund të mos jem unë këtu. Kushdo që mendon se po e teproj, të pyesë veten a ka ndjerë ndonjë përpjekje të vërtetë për të lehtësuar dhimbjet e mëdha që shkaktoi pandemia. Pandemia mori në këtë vend më shumë njerëz se çdo vend tjetër në Europë. Çmimet janë rritur më shumë se në çdo vend tjetër të Europës. Në çdo vend tjetër ka vetëm një zgjidhje, rriten çmimet e kompensohet qytetari.
Bordet vampire janë ngritur me vendim qeverie për të pirë gjakun e qytetarëve shqiptarë. Si mund të ngrihet ministri i bujqësisë të thotë që shqiptarët po eksportojnë. A e dini ju, që janë rritur me 48 përqind eksporti i prodhimeve bujqësore serbe vetëm këtë vit.
Duman mos më ndërpre fjalën! (I drejtohet Ballës). I bëj thirrje shqiptarëve të ngrihemi se siç kanë këta mungesë ndjeshmërie totale nga sakrificat tuaja, nuk mund të kemi ne mungesë ndjeshmërie ndaj akteve të këtyre kundrejt shqiptarëve.
Ti zonjë duhet të kishe dhënë dorëheqjen pesë herë e të kishe shkuar tek Dumanët, se ke vjedhur tendera gjatë pandemisë.Ku i gjeni këto rregulla? Në labirintet psiqike të një njeriu që ka kaluar çdo fazë. Unë kam respekt për njeriun por nuk mund të respektoj unë ministrat me diamante e çanta firme. Respektoj ministër që anë shërbëtore të qytetarëve shqiptarë, e jo të kapardisen me luksin sikur janë në sallat e Hollivudit.”- tha Berisha.
Top Channel