Radha për të folur në Foltoren e Kuvendit ka shkaktuar debate dhe tensione mes deputetëve.
Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, kryetari i grupit Parlamentar të PD-së kërkoi që dhe deputeti i opozitës të ketë po aq kohë në dispozicion. Drejt Foltores shkoi Jorida Tabaku, që iu përgjigj kryeministrit në lidhje me projektit e rrugës Kardhiq-Delvinë, që sipas saj po bëhet në mënyrë korruptive nga qeveria.
Nikolla i dha më pas fjalën Fatmir Mediut, ndërkohë që Sali Berisha kërkoi të fliste nga vendi. Mikrofoni nuk iu hap, ndërsa ai nuk kurseu akuzat për Nikollën, që e cilësoi jo korrekte në punën e saj si drejtuese e seancës.
Në daty u përfshi dhe kryeministri, që i kërkoi paraardhësit të tij të ulej se është i padëshirueshëm dhe ‘non grata’.
Top Channel