15/11 15:39
Sali Berisha ka vazhduar sërish me kërkesat ndaj kryeparlamentares Nikolla, për të folur jashtë minutazhit të caktuar.
Në fjalën e tij, pasi Edi Rama la sallën, Berisha u shpreh se kryeministri ia ka frikën, ndërsa akuzoi qeverinë për projektin e rrugës Kardhiq-Delvinë, që sipas tij duhet të përfundonte në vitin 2014.
Më pas fjalën e mori Eduart Shalsi, që ndonëse tha se “nuk do të merremi me non grata-n”, nuk i kurseu komentet për ish-kryeministrin.
“Është shembulli si nuk do të donim të plakeshim. Një model që na turpëron të gjithëve. E nisi si pishtar i demokracisë, përfundoi ‘non grata’”.
Berisha është modeli se si askush prej jush nuk duhet të jetë, iu drejtua Shalsi deputetëve të opozitës.
Top Channel