Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me tre paraardhës të tij.
Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj, po këshillohet nga paraardhësit e tij para se te veshë zyrtarisht xhaketën e kreut te shtetit.
Gjeneral Begaj duket se ka zgjedhur te ketë si model në detyrën e tij të re, tre ish-presidentët Rexhep Mejdani, Bamir Topi dhe Alfred Moisu, i cili pak ditë më parë i dhuroi edhe librin e tij me kujtime mes “Nanos dhe Berishës”, ndërsa ka munguar një takim i tille me ish-Presidentin Sali Berisha.
Detajet nga biseda e zhvilluar këtë të enjte në Pallatin e Bigradave vetëm me 3 ish Presidentet i dha vetë Gjeneral Begaj.
“Unë dëshiroj që kështu, së bashku, të kuvendojmë vëllazërisht për punët dhe sfidat e atdheut tonë. Koha kalon shpejt, askush nuk është i përjetshëm dhe asnjë detyrë shtetërore nuk është e pafundme. Por, mësimet e vyera të atyre që kanë kaluar më parë nga rruga jonë duhen mbajtur parasysh sa më mirë dhe kur ke fatin që t’i kesh pranë ata, atëherë mund të gabosh më pak. Eshtë një nder i madh për mua që të kem këshilltarë të tillë.”– tha Begaj.
Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, e merr zyrtarisht detyren e kreut te shtetit në 24 korrik duke pasuar ne kete post Ilir Meten.
Top Channel