Vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Europian kanë rënë dakord për rritjen e pagave minimale në mbarë bllokun. Kompromisi, nga sa shpjegoi  kryenegociatori i Parlamentit Evropian, Dennis Radtke, përfshin standarde se si do të vendosen, përditësohen dhe zbatohen pagat minimale.

Përveç kësaj, ligji i propozuar parashikon që vendet e BE-së duhet të përcaktojnë plane veprimi për të rritur mbulimin e marrëveshjeve kolektive me 80 përqind të saj, konfirmoi politikani i CDU për Agjencinë Gjermane të Shtypit (DPA). Jeta e miliona punëtorëve do të përmirësohet ndjeshëm, tha ai.

Sipas vendimit, se pagat minimale duhet të përditësohen të paktën çdo dy vjet në të ardhmen. Ekziston një përjashtim për vendet që përdorin një mekanizëm indeksimi automatik, e kjo vlen për një periudhë katërvjeçare.

Partnerët socialë si sindikatat dhe shoqatat e punëdhënësve duhet të përfshihen në procedurat për përcaktimin dhe përditësimin e pagave minimale. Komisioni Evropian e përshëndeti marrëveshjen. Ai kishte propozuar një projektligj në tetor 2020.

Me marrëveshjen e arritur tani ekzistonte sfida që traktatet e BE-së vendosin kufij tepër të ngushtë sepse Bashkimit Europian nuk i lejohet të vendosë nivele specifike pagash, por vetëm të nxjerrë udhëzime.

Ministri gjerman i Punës Hubertus Heil u shpreh i kënaqur me ujdinë, e cila sipas tij do të vendosë standarde të reja për një Europë sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA