Postimi i plotë:
Akuzat qesharake të Flamur Nokës sot në parlament ndaj grupit parlamentar të PD, janë menyra që Foltorja ka zgjedhur për të mbuluar ate që shqiptarët e panë sot qartë: Edi Rama dhe Sali Berisha bashkuan votat për të penguar funksioninim e komisionit hetimor për investimet strategjike. Vjedhja që po i bëhet pronës së shqiptarëve në ditën me diell, abuzimet e ministrave dhe të afërmve të tyre me tokat në bregdetin e jugut, janë shqetësimi ynë. Ndaj për këtë, prej disa javësh këmbëngulim për ngritjen dhe funksionimin e komisionit hetimor që do të hedhë dritë mbi abuzimet e qeverisë dhe qeveritarëve me këtë aferë.
Por tashmë është e qartë që veç Edi Ramës, ky komision i kërkuar nga deputetët e PD, shqetëson dhe anëtarët e foltores së Sali Berishës. Në vend të bashkojnë votat për të bërë të mundur një hetim parlamentar, Sali Berisha dhe vartësit e tij , sulmojnë PD dhe deputetët e saj. Me stilin e vjetëruar të politikës dhe mënyrat e zhurmshme për të larguar vëmendjen nga e vërteta, Flamur Noka dëshmoi sot se lidhjet e foltores dhe shefave të tij me Rilindjen janë të vetmet fije që i mbajnë ende gjallë në politikë.
Falë këtyre lidhjeve, sot PD është më e përçarë se kurrë dhe çdo shqiptar e di mirë se Edi Rama është më i interesuari për këtë situatë, ku padyshim një dore ja kanë dhënë dhe ja japin dhe ata me të cilët bashkon votat dhe vullnetin për të mbajtur peng shqiptarët.
PD nuk ka nevojë të jetë e zhurmshme, e dhunshme dhe përjashtuese për të bindur shqiptarët që është në krahun e së vërtetës. Çdokush sot e ka të qartë se komisioni për hetimin e inceneratorëve ishte një sukses i punës së përditshme, mbledhjes dhe denoncimit të fakteve pa sharje dhe fyerje. Sepse e vërteta nuk ka nevojë për zhurmë dhe tambure. Ata që bërtasin, shajnë dhe shfryjnë mllefet e pazareve të shkuara apo atyre të mbetura pezull, bëjnë mirë ti thërrasim mendjes dhe të bëjnë të vetmin akt që e nderon opozitën. Të bashkojnë votat për të ngritur komisionin hetimor për investimet strategjike. Dhe bashkë me këtë, ti tregojnë dhe demokratëve se opozita nuk është servilizëm dhe palaçollek, por dinjitet dhe punë e përditshme. Nga ajo që ndoshta se kanë bërë kurrë!
Top Channel