Vuçiç fton Albin Kurtin/ Samiti i radhës në Beograd. Por Prishtina nuk ndryshon qëndrim

08/06/2022 19:34

Derisa në Ohër janë mbledhur liderët e vendeve të rajonit në kuadër të Ballkanit të Hapur, ku pjesëmarrës janë edhe Bosnja e Hercegovina e Mali i Zi, Kosova vazhdon të mbetet jashtë.

Refuzimi për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative, po shihet edhe si izolim, jo nga vetë Kosova por nga Serbia.

Në këtë takim ku po marrin përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, sipas njohësve të çështjeve ndërkombëtare, Kosova duhet të marr pjesë vetëm kur trajtohet barabartë me vendet e tjera.

Qeveria e Kosovës edhe kësaj radhe refuzoi ftesën për pjesëmarrje në samitin e Ballkanit të Hapur, nën arsyetimin se Serbia nuk e sheh si palë të barabartë Kosovën dhe se beson në nisma evropiane.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA