Ushtria e Brazilit kërkon gazetarin britanik dhe guidën indigjene të zhdukur në Amazonë pas kërcënimeve (fotot)

08/06/2022 20:55

Grupe ushtarake në barka kërkonin sot në lumin Javary dhe në Amazonën braziliane për të gjetur gazetarin britanik Dom Phillips dhe indigjenin brazilian Bruno Pereira të zhdukur në zonën e largët pas kërcënimeve të marra.

Qeveria e vendit zotohej sot të bënte çdo përpjekje për gjetjen e tyre ndërsa të afërmit paralajmëronin se çdo minuta kishte rëndësi.

Gazetari i vjetër Dom Phillips, 57 vjeç, dhe eksperti i respektuar indigjen Pereira, 41 vjeç, janë parë herën e fundit të dielën duke lundruar pranë kufirit me Perunë.

Phillips ishte duke hulumtuar për librin e tij dhe pritej të kthehej mëngjesin e të dielës në qytezën Atalaia do Norte por nuk u kthye kurrë.

Dyshja po udhëtonin nëpër rajon për të intervistuar liderët vendas mbi operacionet ilegale të minierave apo peshkimit ne zone, për librin e ardhshëm të Phillips.
“Policia federale është mobilizuar për kërkimin dhe gjetjen sa më shpejt të dy të humburve”, thanë autoritetet në një deklaratë”.

“Qeveria e Brazilit do të mbështesë operacionet e kërkimit dhe urgjencën që paraqet ku rast. Nëse zhdukja është rezultat i aktivitetit kriminal, do të merren të gjitha hapat për kapjen e përgjegjësve”, shtonin ata.

Grupet e popullsive indigjene në rajon thanë se dy burrat kishin marrë kërcënime javën e shkuar, pa përmendur  arsyet apo motivimin e tyre.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA