24/11 19:15
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden, ka njoftuar kufizime të reja investimesh në Rusi, të cilat ndalojnë amerikanët që të blejnë aksione ruse.
Ky sanksion është presioni më i fundit financiar, që Amerika ka vendosur ndaj Rusisë në mbështetje të Ukrainës.
Sipas njoftimit të thesarit amerikan, qytetarët amerikanë do të lejohen që të shesin aksione ruse, tek qytetarët e huaj dhe nuk u kërkohet atyre që të heqin dorë nga dokumentat ruse me vlerë.
Investitorët amerikanë gjithashtu mund të investojnë ende në fondet amerikane që zotërojnë dokumenta me vlerë ruse, për sa kohë që ato prona ruse nuk janë pjesa më e madhe e aseteve të fondit.
Top Channel