Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe Ministria e Drejtësisë nënshkruan një  marrëveshje bashkëpunimi për shërbimin e provës, ku personat e dënuar do të shlyejnë dënimin duke kryer punë për interes publik.

“Jemi shumë të lumtur nga qasja e ministrit Manja, për t’u larguar nga filozofia e vjetër e dënimit me burg për gjithçka, sidomos kur bëhet fjalë për të miturit. Rehabilitimi është shumë herë më i pranueshëm dhe më civil sesa burgu. Në Tiranë kemi 3500 dënime, nga të cilat 700 janë me orë pune në komunitet. Nga kjo listë e gjatë për shlyerjen e dënimit, 700 qytetarë lirohen nga detyrimi që kanë ndaj shoqërisë dhe ligjit duke kryer diçka të dobishme, edhe për vetëvlerësimin e tyre. Mezi pres që këto risi që kemi futur në Tiranë t’i çojmë edhe në qytetet e tjera, sidomos tani që fillon sezoni i plazhit sepse ka nevojë për pastrim, gjelbërim, mirëmbajtje etj”, tha

Si Kryeqyteti Europian i Rinisë, këtë vit në Tiranë do zhvillohen një numër i madh aktivitetesh ndaj thotë Kryebashkiaku Veliaj është një shans i mirë për të riintegruar këtë pjesë të shoqërisë.

 “Bëhet fjalë për një maksimum 240 orë pune, të atyre që kanë kryer vepra të dënueshme, por jo të nivelit kriminal dhe me rrezikshmëri për shoqërinë. Dikush që mund ta ketë tepruar me alkoolin pas një darke apo një feste, dikush që e ka tepruar me shpejtësinë dhe mund të ketë prishur një pronë publike si shtylla apo kangjella. Mezi pres që, duke filluar nga kjo stinë, ku ne do të kemi një pafundësi aktivitetesh edhe si Kryeqyteti Europian i Rinisë, të mirëpresim ata bashkëqytetarë të cilët besoj riintegrohen në një mënyrë shumë herë më dinjitoze, duke bërë diçka fisnike në kthim të detyrimit për komunitetin”, tha Veliaj.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha kjo marrëveshje ka një përfitim të dyanshëm, si për qytetarët që duhet të kryejnë dënimin e tyre, ashtu edhe për sistemin e drejtësisë.

 “Përfitimi nga kjo marrëveshje është dyanshëm. Për ne si Ministri e Drejtësisë, si Shërbimi i Provës që mbikëqyrin këto dënime, është rehabilitimi dhe integrimi në kohë i këtyre personave, ndërsa publiku, shoqëria në krahun tjetër, kompensohet për dëmin që i kanë shkaktuar këta persona”, tha ministri Ulsi Manja.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA