Mariglen Haka po lëvizte me makinë në momentin që i është bërë atentat.
Autori ka synuar ta vrasë duke e qëlluar në kokë, po Haka ka mbetur i plagosur në pjesën e nofullës. Gjendja e tij paraqitet jo e mirë në spitalin e Traumës.
Hakaj i ka shpëtuar një atentati në shtator të vitit 2019, në Nikël të Fush-Krujës, ndërsa humbi jetën halla e tij, Shpresa Basha.
Ai u qëllua nga tre armë të ndryshme dhe në vendin e ngjarjes u gjetën plot 85 plumba.
31-vjeçari i plagosur sot në Fushë Krujë, nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit. Në skedarët e policisë ai rezulton i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndërkohë që ka qenë objektiv i sulmeve me armë edhe më parë.
Atentati më i fundit ndaj tij u krye në shtator të vitit 2019, ku mbeti e vrarë halla e tij, 50- vjeçarja Shpresa Basha, e cila mbrojti nipin me trupin e saj. Ndaj të riut u qëllua me 100 plumba, ndërsa Haka kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu.
Mariglen Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20 vjeç, i dyshuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes.
Ai u arrestua më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmenit N.Z, mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish-Blloku në kryeqytet.
I shoqëruar pas ngjarjes, i arrestuari Mariglen Haka ka mohuar vrasjen dhe ka pohuar se nuk ka qenë në Tiranë ditën e ngjarjes. Megjithatë, Haka u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u arrit t’i faktohej vepra penale, për të cilën ishte arrestuar.
Më 12 shtator të vitit 2018, Mariglen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë, në operacion e bujshëm, gjatë të cilit forcat speciale rrethuan Niklën dhe disa fshatra të tjera të Krujës, duke shoqëruar dhjetëra persona, por që arriti të gjente vetëm disa armë pa leje. Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie.
Me një vendim të datës 9 prill 2019, Gjykata e Krujës e dënoi Hakën me 1 vit e gjysmë burg, por me gjykim të shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 1 vit heqje lirie. Dënim që e përfundoi në korrik të 2019.
Top Channel